Crystal Palace triumfon në Ligën e Konferencës, vendos goli i Mateta

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Crystal Palace është shpallur fitues i Ligës së Konferencës, pasi në finale e mposhti Rayo Vallecanon me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje të fortë, me raste, por edhe me shumë duele të ashpra që sollën një numër të madh kartonësh të verdhë.

Rayo kisthe rastin më të mirë në pjesën e parë, kur Alemao rrezikoi seriozisht me një goditje të fortë brenda zonës (minuta 25), por topi shkoi ngushtë jashtë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 51-të, kur pas një aksioni të vazhdueshëm në zonë dhe një topi të kthyer, Jean-Philippe Mateta reagoi më shpejt dhe shënoi nga afërsia për 1-0, gol që në fund doli të ishte i mjaftueshëm për ta dërguar trofeun te ekipi anglez.

Rayo Vallecano u përpoq të reagojë pas pësimit, por Crystal Palace menaxhoi mirë epërsinë dhe mbrojti rezultatin deri në fishkëllimën e fundit.

Palace pati mundësi të thellojë epërsinë: në minutën e 56-të, Yeremy Pino goditi shtyllën nga një goditje e lirë, ndërsa pak më herët, në minutën e 57-të, Mateta u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Augusto Batalla, i cili e mbajti Rayo-n në lojë deri në fund.

Me këtë fitore 1-0, Crystal Palace e mbyll sezonin me një triumf historik në Evropë, duke e fituar finalen falë golit të Matetas dhe një paraqitjeje solide mbrojtëse në minutat vendimtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër