Sigurohen video-incizime për vrasjen në Prishtinë – Prokuroria del me detaje

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 27 maj 2026, rreth orës 20:30, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën personi me inicialet A.H.

“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria bën të ditur se në kuadër të hetimeve janë siguruar dhe analizuar edhe video-incizime nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës”, thuhet më tej në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet intensive për arrestimin e të dyshuarit për këtë vepër penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër