Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 5 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

Në rendin e ditës janë paraparë disa pika, përfshirë shqyrtimin e parë të tri projektligjeve që lidhen me menaxhimin e emergjencave, regjistrimin e bujqësisë dhe inspektoratin e bujqësisë, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe pylltarisë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të komisioneve për Legjislaturën XI.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër