Kapiteni i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, po shënon një tjetër sukses, por këtë herë jashtë fushës së gjelbër. Rrjeti i njohur i supermarketeve zvicerane, Denner, ka sjellë një projekt krejtësisht të pazakontë marketingu në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit, duke bashkuar yjet e sportit me një nga legjendat më të mëdha të kinemasë botërore, Terence Hill.
Nën titullin “The Socceritos”, kompania ka realizuar një film me metrazh të shkurtër, i cili ndërthur në mënyrë origjinale zhanrin e vjetër të filmave me kauboj me magjinë e futbollit.
Përveç legjendës së filmave, 87-vjeçarit Terence Hill, për rolet kryesore janë përzgjedhur yjet e futbollit zviceran: mesfushori Granit Xhaka, sulmuesi Zeki Amdouni, si dhe futbollistja e njohur Ana Maria Markoviq.
Ngjarja e filmit shtjellohet rreth tre shokëve të patrembur – Terence, Granitit dhe Zekit – të cilët udhëtojnë nga qyteti në qytet në Perëndimin e Egër për t’u mësuar banorëve vendas lojën e futbollit. Rrugëtimi i tyre sfidohet kur në një nga qytetet përballen me një kriminel lokal, i cili përpiqet me çdo kusht ta ndalojë futbollin. Sipas skenarit, konflikti mes tyre kulmon në një bast të madh, i cili në fund vendos edhe për triumfin e këtij sporti në Perëndimin e Egër.
– YouTube www.youtube.com
