Zv.ministri Admir Shabani fton të rinjtë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake: Mundësi që nuk duhet humbur

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka bërë thirrje për të rinjtë që të aplikojnë në konkursin e hapur për Akademinë Ushtarake, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e një karriere me dinjitet, përgjegjësi dhe shërbim ndaj vendit.

Përmes një statusi publik, Shabani theksoi se Akademia Ushtarake nuk është vetëm një institucion arsimor, por edhe një formim karakteri dhe një rrugë drejt profesionalizmit dhe disiplinës.

Ai u bëri thirrje të rinjve me energji, ambicie dhe ndjenjë përgjegjësie që të provojnë veten dhe të bëhen pjesë e një misioni që kontribuon për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Mos hezitoni! Konkurroni dhe ndërtoni të ardhmen që meritoni”, ka shkruar mes tjerash Shabani, duke inkurajuar gjithashtu qytetarët që të motivojnë të afërmit dhe miqtë e tyre për të aplikuar në Akademinë Ushtarake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër