VLEN: Pas Kongresit të Bashkimit, vazhdojmë me organizim dhe mobilizim

Nga D. V.
616 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 maj, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN njofton opinionin publik se pas Kongresit historik të Bashkimit ka vazhduar me intensitet të lartë aktivitetin politik dhe organizativ në terren, në koordinim të plotë me strukturat e saj në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime të shumta me aktivistë dhe struktura partiake, ku është diskutuar për punën në terren, organizimin e brendshëm dhe hapat e ardhshëm të veprimit politik.

“Ky komunikim i përditshëm me bazën ka sjellë mobilizim, koordinim dhe sinkronizim të plotë të strukturave në të gjitha nivelet”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga ky koalicion theksojnë se po ndërtojnë një model të ri të veprimit politik, i cili në thelb ka afërsinë me qytetarin, me bazën dhe përgatitjen për t’i kthyer zotimet e Kongresit në punë konkrete.

“Pas Kongresit të Bashkimit, VLEN nuk është ndalur. VLEN organizohet, mobilizohet dhe po përgatitet për fazën e radhës të veprimit politik”, thuhet më tej në komunikatë.

VLEN paralajmëron se në periudhën në vijim do të prezantojë një sërë iniciativash dhe qëndrimesh politike që, sipas tyre, burojnë nga vizioni i miratuar në Kongresin e Bashkimit dhe nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe strukturat në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër