Ushtrimi fushor “Ujku i Pamposhtur”, FSK njofton se do të ketë lëvizje të konvojeve në rajonin e Gjakovës

Nga D. V.
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 maj, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026 do të realizohet ushtrimi fushorë validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

FSK njofton se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër