Ulet numri i personave të papunë për 0,3 për qind

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 maj, Zhurnal.mk – Numri i personave të papunë në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me një për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, ndërsa u ul me 2,3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, burrat përbëjnë 62,4 për qind, ndërsa gratë përbëjnë 37,6 për qind.

Siç informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, numri i personave të punësur është ulur me 0,3 për qind. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57,9 për qind janë burra dhe 42,1 për qind janë gra.

Siç informuan nga Enti Shtetëror i Statistikave, numri i personave të punësuarve është ulur me 0,3 për qind. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57,9 për qind janë burra, ndërsa 4,1 për qind janë gra.

Pjesëmarrje e punësimit informal në tremujorin e parë të vitit 2026 është në rritje. Personat e punësuar informalisht janë 94,197, që është 4,3 për qind më shumë se në tremujorin e mëparshëm. Numri më i madh i personave të punësuar informalisht, 43,6 për qind, është në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit dhe 17,5 për qind në sektorin e Ndërtimit.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive numëron 797.884 persona, nga të cilët 707.385 janë të punësuar, ndërsa 90.499 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52,5, shkalla e punësimit është 46,5, ndërsa shkalla e papunësisë është 11,3.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër