Kroacia ashpërson rregullat, ndalohet edhe për të miturit blerja e pijeve energjike

Nga Xh M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 30 maj Zhurnal.mk – Parlamenti i Kroacisë ka miratuar njëzëri ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, duke i dhënë njësive të vetëqeverisjes lokale kompetenca më të gjera për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në territorin e tyre.

Sipas ligjit të ri, autoritetet lokale do të kenë të drejtën të përcaktojnë orarin e shitjes së alkoolit në dyqane, në varësi të nevojave për mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo të mjedisit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me forcimin e mbrojtjes së të miturve. Ligji ndalon shitjen e pijeve alkoolike dhe energjike për personat nën moshën 18 vjeç.

Shitësit do të jenë të detyruar të kërkojnë dokument identifikimi në rastet kur dyshojnë se blerësi është i mitur. Në mungesë të provës së moshës, shitja e alkoolit ose e pijeve energjike nuk do të lejohet.

Autoritetet kroate theksojnë se masat e reja synojnë të reduktojnë konsumimin e alkoolit dhe pijeve energjike nga të rinjtë, si dhe të forcojnë mbrojtjen e shëndetit publik në të gjithë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër