Tërmet 2.2 ballë godet Bosnjë dhe Hercegovinë

Nga Xh M
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarajevë, 30 maj Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter ka goditur sot Bosnjë dhe Hercegovinën, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit, tërmeti ka ndodhur në orën 19:20, ndërsa deri tani nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Kujtojmë se disa ditë më parë është regjistruar një tërmet më i fortë me magnitudë 3.8, i cili ka goditur rajonin e Hercegovinës, me epiqendër pranë Trebinjës.

Ai tërmet është ndjerë edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë pjesë të Malit të Zi dhe Kroacisë, ndërsa qytetarët kanë raportuar dridhje të shkurtra por të forta të tokës.

Ekspertët po vazhdojnë të monitorojnë aktivitetin sizmik në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër