Policia e arreston burrin që dhunoj gruan dhe u filmua nga një dëshmitar okular

Nga Xh M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Pas publikimeve dhe informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me një rast të dhunës në familje, nëpunësit policorë reaguan menjëherë dhe ndërmorën të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për gjetjen e kryerësit dhe mbrojtjen e viktimave.

Më 29.05.2026, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga një dëshmitar okular është njoftuar se në territorin e Komunës Qendër, një person mashkull e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë ndërmorën masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit dhe mbrojtjen e viktimës. Pas veprimeve të ndërmarra, është konstatuar se personat janë nga Velesi, pas çka nëpunësit policorë të SPB Veles ndërmorën masa shtesë për gjetjen e tij.

Pasi personi Xh.B. (48) nga Velesi, së bashku me bashkëshorten e tij 43-vjeçare, ishin kthyen në shtëpinë e tyre, ai përsëri kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur, duke u bërë edhe kërcënime me një send të mprehtë.

Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të nëpunësve policorë nga SPB Shkup dhe SPB Veles, personi është privuar nga liria në orën 21:00. Mjeti i mprehtë është gjetur dhe sekuestruar, ndërsa kryerësi është ndaluar në stacion policor.

Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse janë dëshmitarë ose viktima të dhunës në familje, ta denoncojnë menjëherë rastin në polici ose te institucionet kompetente. Denoncimi në kohë mundëson reagim të shpejtë dhe mbrojtje të duhur për viktimat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër