Alarm në Brazil/ Autoritetet shëndetësore izolojnë një rast të dyshuar me Ebola, i infektuari kishte vizituar së fundmi Kongon

Nga Xh M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brazil, 30 maj Zhurnal.mk – Autoritetet shëndetësore në São Paulo po hetojnë një rast të dyshuar të virusit Ebola, i raportuar sot në kryeqytetin e shtetit brazilian.

Bëhet fjalë për një burrë nga Kongo, i cili shfaqi simptoma të etheve pasi kishte vizituar së fundmi vendin e tij të origjinës, ku është raportuar një shpërthim i sëmundjes.

Sipas autoriteteve, pacienti është vendosur në izolim në një spital të specializuar për trajtimin dhe monitorimin e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara me virusin e Ebolës.

Autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimet dhe procedurat e nevojshme për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një rast të konfirmuar të sëmundjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër