Shkup, 31 maj Zhurnal.mk – Shenjat e para të alergjisë tek foshnjet shpesh shfaqen ne mënyrë të papritur dhe ngatërrohen lehtë me simptoma të zakonshme sezonale. Kohët e fundit, prania e alergjive po bëhet gjithnjë e më e dukshme, sidomos gjatë ndryshimeve të stinëve dhe eskpozimit ndaj faktorëve të ndryshëm nga ambienti. Specialist Pediatri, Harkan Memedi theksoi se alergjitë paraqesin reagim të organizmit ndaj një substance apo ndaj një agjenti të huaj i cili quhet alergjen.
Memedi sqaroi se alergjen mund të jetë çdo gjë e panjohur për trupin e njeriut ku sipas tij dallojmë alergji sezonale, të cilat paraqiten gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës, dhe se gjatë stinës së pranverës i kemi alergjitë prej polenit, prej prerjes së barit apo diçka tjetër.
“Si shenjat të para të cilat paraqiten tek alergjitë, janë zierja e hundëve, lotimi i syve apo kruarja e syve. Por kemi raste kur alergji kemi një reaksion më të vrullshëm ku mundë të ndodhë deri tek skuqja e lëkurës si dhe ngushtimi i rrugës të sipërme të frymëmarrjes ku mundë të vijë deri tëk vështirësi në frymëmarrje, këto janë raste ku vetëm se duhet më shpejtë të reagohet ku të mirret terapia e duhur për mos të dhënë pasoja më të rënda në jetë.”
Memedi bëri të ditur se janë testet alergjike të cilët bëhen pas moshës dyvjecare dhe nëse ka nevojë para moshës dyvjeçare atëherë bëhet nëpërmjet gjakut.
“Alergjit varësisht prej dispozicionit alergjikë, domethënë nëse prindërit kanë pasur alergji njëri apo dy prindërit, zakonishtë ajo vazhdohet edhe tek fëmija mirëpo kemi raste domethënë shumica e njerëzve e dijnë dhe kur kanë pasur alergji ajo vazhdon dhe tek fëmijët dhe simptomat janë të ngjashme domethënë nuk ka simptoma të vecanta për të mos u dalluar.”
Pediatri Memedi tha se kur të shfaqen simpotmat e para të alergjisë jepet antihisaminik të cilat janë në formë të sirupeve apo Ilaçeve. Por sipas Memedit, kur ndodhin tek fëmijët janë disa lloje të sirupave të cilat vetëm se gjatë kontrollit tek mjeku amë prindërit informohen për llojet e alergjive dhe se çfarë sirupe duhen të pranojnë.
