Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Nga D. V.
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i Egzon Bejtullai ka kryer me sukses operimin pas lëndimit të rëndë të pësuar në ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes mes Dritës dhe Ballkanit.

Bejtullai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas disa ditësh trajtimi dhe terapie, ndërsa sipas raportit mjekësor operacioni ka rezultuar i suksesshëm. Tani ai pritet të fillojë fazën e rikuperimit dhe rehabilitimit.

32-vjeçari mbetet futbollist i lirë nga data 30 qershor, kur i skadon kontrata me Dritën.

Megjithatë, pavarësisht lëndimit, interesimi për të mbetet i lartë, pasi disa skuadra nga Kosova dhe jashtë saj po e monitorojnë situatën e tij, duke vlerësuar kontributin e tij të deritanishëm dhe eksperiencën në futbollin kosovar.

Edhe Drita gjithashtu synon ta ndalë mbrojtësin tetovar në radhët e veta.

Bejtullai ka qenë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Dritës në sezonet e fundit, duke ndihmuar klubin në fitimin e dy titujve kampion dhe duke qenë pjesë kyçe e suksesit të skuadrës ku u futën në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga klubi është konfirmuar se lojtari pritet të dalë nga spitali shumë shpejt dhe të nisë procesin e rehabilitimit. Drita i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër