Mexhiti: Turneu “Imri Elezi”, sport dhe kujtesë për brezat e rinj

Nga D. V.
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 qershor, Zhurnal.mk – Në Çair u zhvillua turneu tradicional sportiv që mban emrin e dëshmorit Imri Elezi, duke mbledhur nxënës nga klasat e gjashta deri në klasat e nënta në një aktivitet që ndërthur sportin, edukimin dhe kujtesën historike.

Turneu, i organizuar në ambientet shkollore, u karakterizua nga një atmosferë sportive dhe garuese, duke promovuar frymën e bashkëpunimit, respektit dhe vlerave që përcjell sporti te gjeneratat e reja.

“Ky turne nuk është vetëm një aktivitet sportiv. Ai është një kujtesë e përhershme për sakrificën dhe kontributin e dëshmorit Imri Elezi, një emër që mbetet pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat e rinj,” u shpreh Mexhiti.

Përmes aktiviteteve të tilla, Komuna e Çairit vazhdon të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe kujtesës historike, duke i afruar të rinjtë me figurat dhe ngjarjet që kanë shënuar rrugëtimin tonë kombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër