0
Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave do të shqyrtojë 14 amendamentet e dorëzuara për Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në lexim të dytë. Në rend dite është edhe Propozimligji për ndryshimin e Ligjit për Peshkatari dhe Akuakulturë, me procedurë të shkurtuar.
Ndërkohë, Komisioni për Financim dhe Buxhet do të zhvillojë debat për 18 amendamentet e paraqitura ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Fondin e Sigurimit të Depozitave, në lexim të dytë.
Komisioni Ligjvënës-Juridik do të shqyrtojë gjithashtu Propozimligjin për ndryshimin e Ligjit për Peshkatari dhe Akuakulturë, me procedurë të shkurtuar.

