​Prattipati në veri, bisedon për gjendjen aktuale me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë

Nga D. V.
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së tha bëri të ditur se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq e Leposavqiit për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër