Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit të Aro Muric te Sassuolo

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do të vazhdojë karrierën në Serie A, pasi Sassuolo ka vendosur të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 7 milionë eurosh të përfshirë në marrëveshjen me Ipswich Town.

Sipas raportimeve të fundit, klubi italian ka nisur procedurat për transferimin e përhershëm të gardianit kosovar, ndërsa Ipswich Town tashmë ka miratuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Mbeten vetëm formalitetet e fundit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Muric iu bashkua Ipswich Town para sezonit 2024/25, por tashmë është gati të nisë një kapitull të ri në futbollin italian me fanellën e Sassuolos.

27-vjeçari sjell me vete përvojë të konsiderueshme nga futbolli anglez dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën italiane në prag të sezonit të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër