Ceremonia e martesës në Londër, Dua Lipa me varëse në vlerë mbi 500 mijë euro

Nga D. V.
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan në një ceremoni intime më 31 maj 2026 në Londër, duke e mbajtur ngjarjen larg vëmendjes së publikut deri në momentin e fundit.

Ajo u shfaq me një kostum të bardhë me fund të realizuar posaçërisht nga Schiaparelli, i dizajnuar nga Daniel Roseberry.

Veshja përbëhej nga një xhaketë elegante ngjyrë fildishi me kopsa të arta të personalizuara, një pjesë të zbukuruar me dantellë të bardhë dhe një fund asimetrik me linja moderne.

 Callum Turner dhe Dua Lipa

Pamja e saj u frymëzua nga stili ikonik i Bianca Jagger, e njohur për kostumin e bardhë që veshi në ditën e martesës së saj.

Elementi më i spikatur i paraqitjes ishte një varëse luksoze Serpenti nga Bvlgari, e punuar në ar të bardhë dhe e zbukuruar me diamante, me një vlerë mbi 500 mijë euro.

 Callum Turner dhe Dua Lipa

Ceremonia u zhvillua në Old Marylebone Town Hall, një vend i njohur ku në të kaluarën janë martuar edhe yje si Liam Gallagher, Ringo Starr dhe Paul McCartney.

Pas rreth dy vitesh lidhjeje, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

 Callum Turner dhe Dua Lipa

Por kjo nuk është e vetmja. Ata do të kenë një ceremoni madhështore treditore në Itali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër