Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

Nga D. V.
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Ilir Meta është nxjerrë mëngjesin e kësaj të marte nga “313”, për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, Meta ka dalë nga burgu në orën 07:00 të mëngjesit, nën masa të posaçme sigurie dhe i shoqëruar nga Policia e Burgjeve.

Ish-presidenti do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes së tij, në Çepan të Skraparit, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Sipas burimeve, pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ilir Meta do të rikthehet sërish në burg mbrëmjen e sotme. Ndërkohë, autoritetet i kanë dhënë leje edhe për ditën e nesërme, në mënyrë që të presë ngushëllimet për humbjen e të atit.

Burimet bëjnë me dije se pritjet për ngushëllime do të zhvillohen në ambientet e Rogner Hotel Tirana, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të jetës publike për të nderuar kujtimin e Rexhep Metës.

Pas përfundimit të afatit të lejes së miratuar nga autoritetet përkatëse, Meta pritet të rikthehet sërish në institucionin e vuajtjes së dënimit, në zbatim të procedurave ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër