Joshua dhe Prenga kryejnë përballjen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit bëhet viral

Nga D. V.
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë kryer përballjen e tyre të parë “sy më sy”, disa javë para meçit të madh në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Joshua dhe Prenga do të ndeshen mes vete më 25 korrik, në meçin e paraparë të zhvillohej në Riad të Arabisë Saudite, por që u zhvendos në Jeddah.

Ky meç cilësohet si “rikthimi” për boksierin britanik, para sfidës së madhe ndaj rivalit vendas, Fyson Fury, më vonë këtë vit.

Britaniku dhe shqiptari tashmë kanë kryer perballjen e tyre të parë për këtë meç të shumëpritur dhe aty ra në sy një detaj.

Media të ndryshme e kanë cilësuar si “frikë” një reagim të Prengës gjatë përballjes “sy më sy” me Joshuan.

Megjithatë, pas përballjes, Prenga u deklarua i gatshëm nuk thënë se në ring nuk ka respekt për askënd, madje as për babanë e tij.

Ndryshe, boksieri shqiptar numëron 20 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën profesioniste, ku të gjitha fitoret i ka me nokaut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër