Adi Krasta hyn në Ferma VIP me një mision të veçantë

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moderatori dhe gazetari i njohur, Adi Krasta, vazhdon të jetë frymëzim për shumë breza me radhë.

Si drejtues në spektakle të ndryshme apo pjesë e jurisë në emisione talentesh, ai nuk ka dyshim se është një nga figurat më të spikatura.

Por duke marrë parasysh natyrën e tij, Krasta ka thyer ‘tabunë’ duke u përfshirë për herë të parë në një reality shou.

 Foto: YouTube

Krasta nuk hyri si fermer në Ferma VIP, por në rolin e tij, ku do të zhvillojë intervistë me një nga fermerët brenda.

“Vetë spektakli i madh ka kaluar disa ballafaqime të forta. Kohë do e tregoj nëse duhet të khehemi tek spektakli i dikurshëm. Unë i kam misionet e vogla. Intervista, pyetja, trajtimi i një teme të rëndësishme. Jam i kënaqur aty ku jam. Në një reality vij për herë të parë”, u shpreh ai.

“Unë kam një mënyrë kapriçoze të mënyrës si ndjek televizor. Nuk shikoj për orë të tëra, por fenomeni që ka ngacmuar gjykimin popullor ka qenë shumë i madh. Sa herë bëjmë programe, emri vjen gjithmonë, për shkak se është spektakolare”, tha tutje.

Mes batutash, Krasta nuk kurseu as opinionet dhe mendimin e tij për tre opinionistët, Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira. 

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër