Dyshohet për falsifikim dhe keqpërdorim në tendera, arrestohet

Nga Xh M
1,529 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 qershor Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet të prokurimit publik, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë zhvilluar nga Departamenti për Krime të Rënda, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas dyshimeve për parregullsi në një procedurë prokurimi që lidhet me furnizime për Policinë e Kosovës.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në masën e ndalimit për 48 orë.

Lexo po ashtuTrump: ShBA do të “udhëheqë” anijet e bllokuara në Ngushticën e HormuzitProkuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomik, duke paralajmëruar vazhdimin e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante.KP

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër