Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

Nga Xh M
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Rreth 700 pacientë janë në pritje për proteza artificiale të këllqeve. Edhe pse gjatë vitit 2025 numri i ndërhyrjeve për zëvendësimin e këllqeve dhe gjunjëve është rritur për gati 10 për qind, listat e pritjes mbeten të gjata. Në Kliniken e Kirurgjisë Torakale pacientët presin deri në 18 muaj për ndërhyrje, ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” nuk janë bërë publike të dhëna për kohën e pritjes.

Në Spitalin “Erazmo” në Ohër pritja lëviz nga katër deri në nëntë muaj. Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, vonesat janë pasojë e rinovimit të sallave operative, por edhe për shkak se një pjesë e pacientëve zgjedhin kirurgët.

“ Kemi rreth 660 pacientë në listat e pritjes sipas informacioneve të institucioneve. Ka mbi 400 mijë proteza të këllqeve që janë me tenderë të përfunduar në institucionet kyçe, pra tek ato që kryhen pjesa më e madhe e intervenimeve. Kryesisht listat e pritjes janë të koncentruar në dy institucione Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe” 8 Shtatori”, këtu ku ka edhe rinkonstruim të sallave. Duke pasur parasysh analizën e tenderëve të realizuar për protezat e këllqeve me përgjegjësi mund të them se mungesë nuk ka, kemi mungesë të sallave operative”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Sipas drejtorit të Fondit Shëndetësor, vendi ka rezultate mesatare në operacionet e këllqeve krahasuar me rajonin, ndërsa është prapa në ndërhyrjet për gjurin.

“Mosha mesatare e pacientëve është 69 vjeç, pra targetojmë rreth 30 mijë pacientë mbi moshën 60 vjeç. Për momentin, në lidhje me operacionet e këllqeve tregon se jemi në nivel mesatar krahasuar me vendet e rajonit, pra i tejkalojmë disa shtete fqinjë, ndërsa mbetemi seriozisht mbas për operacionet e gjurit, pra radhitemi nga fundi për operacionet plastike të gjurit. Edhe pse edhe tek këllqet edhe tek gjuri i plotësojmë minimumet e intervenimeve mendoj se ka hapësirë për përmirësimin e intervenimeve të gjurit, ndërsa tek këllqet duhet të punojmë për shkurtimin e kohës se pritjes”, theksoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Klekovski tha se për përmirësimin e gjendjes duhet të merren masa, mes tyre sigurimi i furnizimit të pandërprerë me materiale, shpallja me kohë e tenderëve, menaxhim më efikas i listave të pritjes, standardizimi i procedurave klinike, si dhe krijimi i një regjistri të centralizuar të pritjes, me afat maksimal prej tre muajsh për ndërhyrjet jo urgjente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër