Sharon Stone zbulon arsyen tronditëse që i dha fund martesës së saj

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja e njohur, Sharon Stone, ka treguar se momenti vendimtar që çoi në fundin e martesës së saj të dytë ishte reagimi i bashkëshortit gjatë një krize serioze shëndetësore në fillim të viteve 2000.

Stone zbuloi se mjekët kishin gjetur tumore në gjoksin e saj, ku njëri prej tyre ishte shumë i madh.

Një mjek i tha se ekzistonte dyshimi i fortë për kancer dhe i rekomandoi një mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve).

 Sharon Stone

Edhe pse ajo ishte e bindur se nuk kishte kancer, vendosi t’i nënshtrohej operacionit për siguri.

Sipas saj, bashkëshorti i atëhershëm kundërshtoi ashpër këtë vendim, duke e quajtur ‘qesharak’.

Ai ishte i zemëruar me mundësinë që ajo të hiqte të dy gjinjtë, ndërsa Stone këmbënguli se vendimet për trupin dhe shëndetin e saj i merrte vetë.

Ajo tha se pikërisht ky reagim i tij e bëri të kuptonte se martesa kishte marrë fund.

 Sharon Stone

Sipas Stone, ai mendonte se ajo po merrte shumë vendime vetë dhe nuk e mbështeti në një moment kritik të jetës së saj.

Megjithatë, pas operacionit rezultoi se tumoret ishin beninje (jo kancerogjene), kështu që nuk pati nevojë për mastektomi të dyfishtë.

Megjithëse nuk e përmendi me emër, Stone ishte e martuar me Phil Bronstein nga viti 1998 deri në vitin 2004.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër