Homazhe për policin e vrarë në krye të detyrës, do të varroset në vendlindje

Nga D. V.
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 05 qershor, Zhurnal.mk – Kanë nisur homazhet për Enea Mekollin, efektivit 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari një në Lozhan të Maliqit, një ditë më parë.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00-12:00 në Pogradec dhe trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut do të prehet në varrezat e vendlindjes, në fshatin Blacë.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër