Në Samitin e BE-së, kryeministri Mickoski u takua me Merz dhe Macron

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, transmeton Zhurnal.

“Një takim miqësor dhe i përzemërt me Presidentin Francez Emmanuel Macron. Diskutuam për rajonin, çështje të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe perspektivat evropiane, tema mbi të cilat kemi punuar prej kohësh. Franca është një nga vendet më me ndikim në Evropë, prandaj është e rëndësishme të diskutojmë hapur, drejtpërdrejt dhe me pritje të shprehura qartë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë miqësi, të hapim dyert dhe të ofrojmë mirëkuptim dhe mbështetje më të madhe. Ne vazhdojmë të ecim përpara me përkushtim dhe me një qëllim të qartë”, shkruan Mickoski në Facebook pas takimit me Macron.

Me kancelarin gjerman Merz, tha ai, shkëmbyen mendime mbi perspektivat evropiane të rajonit, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

“Takime të tilla përfaqësojnë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të forcuar lidhjet që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë”, tha Mickoski.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tivat nën moton “Prosperitet dhe Stabilitet i Përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, tema kryesore do të jetë zgjerimi i Unionit. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër