42
Gostivar, 29 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat partiake të degës së Gostivarit.
Gjatë këtij bashkëbisedimi janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, aktivitetet e partisë, si dhe angazhimi i mëtejshëm i strukturave të PDSH-së në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve të kryetarit Thaçi me strukturat partiake në terren, me fokus koordinimin e aktiviteteve dhe diskutimin e çështjeve që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme të partisë.
