Audi me superautomobil sportiv

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Audi ka prezantuar një superautomobil të ri sportiv, të quajtur Nuvolari, i cili përfaqëson kthimin e madh të markës në segmentin e performancës së lartë.

Bëhet fjalë për një model hibrid me fuqi të kombinuar prej 1001 kuaj/fuqi, që e bën atë një nga veturat më të fuqishme në historinë e Audis.

Automjeti është i kufizuar në vetëm 499 njësi, ndërsa dorëzimet e para pritet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2027.

Nuvolari është ndërtuar si një “flamur teknologjik” i kompanisë dhe shënon një fazë të re në dizajnin dhe zhvillimin e Audit, pas ndryshimeve të fundit në filozofinë e markës dhe afrimit më të madh me teknologjitë e Formulës 1.

Sipas të dhënave të para, supervetura arrin shpejtësi mbi 350 km/h, ndërsa përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.6 sekonda.

Audi e prezanton Nuvolarin si një kombinim të teknologjisë më të avancuar, aerodinamikës aktive dhe sistemit hibrid me performancë të lartë, i zhvilluar për të ofruar stabilitet dhe fuqi maksimale.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër