Pas suksesit dhe angazhimeve artistike në Londër, Ori rikthehet fuqishëm me këngën e saj më të re, “Abuzues”. Projekti, i publikuar nga Fole Publishing, sjell një baladë moderne me një mesazh të fortë emocional dhe social.
Artistja ka zgjedhur të flasë përmes muzikës për plagët që lënë marrëdhëniet toksike, por edhe për forcën e jashtëzakonshme që kanë gratë për të rifilluar nga e para. Teksti, i shkruar nga vetë Ori, e bën këngën edhe më autentike, ndërsa realizimi muzikor nga Roi Records i jep projektit atmosferën e duhur dramatike.
“Abuzues” nuk është vetëm një këngë dashurie e humbur. Është një deklaratë force, një mesazh për vetëvlerësimin dhe një kujtesë se çdo fund mund të jetë fillimi i një kapitulli më të fortë. Me këtë projekt, Ori dëshmon se vazhdon të mbetet një zë i veçantë dhe i ndjerë në muzikën shqiptare.
Emocion, dhimbje dhe forcë, Ori prezanton projektin e ri muzikor
755
Artikulli i mëparshëm
