Von der Leyen: Zgjerimi është një komponent strategjik, Plani i Rritjes po funksionon mirë

Nga Xh M
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 5 qershor Zhurnal.mk – Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se dy temat kryesore të Samitit BE – Ballkani Perëndimor janë Plani i Rritjes dhe zgjerimi, duke theksuar se vetë zgjerimi është një komponent strategjik që nënkupton më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe një rol më të madh për Evropën në botë.

Ajo u tha gazetarëve në Tivat, para fillimit të samitit, se Plani i Rritjes po funksionon mirë, por se vendet kandidate duhet të zbatojnë reforma për të siguruar kushte të barabarta.

Sipas saj, reformat sjellin edhe investime. Duke folur për zgjerimin, Von der Leyen tha se procesi bazohet në merita, por se ai duhet të bëhet më i shpejtë dhe më i besueshëm.

“Me fjalë të tjera, nëse një vend kandidat zbaton reforma, ai duhet të bëjë përparim në hapjen dhe mbylljen e kapitujve dhe klasterëve në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit duhet gjithashtu të jetë më i dukshëm. Vendet kandidate duhet t’ua shpjegojnë qytetarëve të tyre përfitimet e zgjerimit, por edhe ne, si shtete anëtare, duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve tanë përfitimet e tij. Kjo është një komponentë strategjike: zgjerimi do të thotë më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe një rol më të madh për Evropën në botë. Prandaj ekziston një moment i favorshëm. Duhet ta shndërrojmë këtë momentum në lëvizje, ndërsa lëvizjen në anëtarësim”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër