Lidhja Shqiptare në Tetovë: U konfirmua tradhtia e Taravarit në zgjedhjet lokale të vitit 2025

Nga R.ZH
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 6 qershor, Zhurnal.mk – Lidhja Shqiptare në Tetovë ka akuzuar grupin politik të udhëhequr nga Arben Taravari se ka vepruar kundër partnerëve të koalicionit gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025.

Sipas reagimit të kësaj partie, një këshilltare e afërt me Taravarin në Këshillin Komunal të Tetovës ka konfirmuar publikisht se grupi i tyre ka punuar kundër Ziadin Selës dhe kandidatëve të Lidhjes Shqiptare gjatë procesit zgjedhor.

“Tradhëtia brenda koalicionit AKI u konfirmua edhe publikisht, ndërsa ishte e qartë edhe gjatë zgjedhjeve dhe nga vetë rezultati zgjedhor”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare, transmeton Zhurnal.mk.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Arlind Murtezani, këshilltar i Lidhjes Shqiptare në Këshillin e Komunës së Tetovës, i cili vlerësoi se deklaratat e fundit kanë sqaruar arsyet e mosfunksionimit të koalicionit.

“Sot edhe BDI-ja, por edhe i gjithë opinioni publik e ka më të qartë se përse nuk funksionoi ky koalicion dhe pse erdhi ai rezultat zgjedhor”, ka deklaruar Murtezani.

Nga Lidhja Shqiptare vlerësojnë se zhvillimet e fundit vetëm sa kanë konfirmuar dyshimet që, sipas tyre, kanë ekzistuar që nga periudha e zgjedhjeve lokale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër