Akuaparku në Shkup do të jetë i mbyllur edhe këtë verë

Nga Xh M
938 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor Zhurnal.mk – Akuaparku në kuadër të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup nuk do të hapë dyert as gjatë kësaj vere, për shkak të gjendjes së rënduar të objektit dhe mungesës së mjeteve për rikonstruksion.

Drejtori i qendrës, Daniel Apostolovski, ka deklaruar se akuaparku ka nevojë për rinovim të plotë, ndërsa vlera e investimit të nevojshëm vlerësohet në rreth një milion euro. Megjithatë, aktualisht institucioni nuk disponon fonde për realizimin e këtij projekti.

Sipas Apostolovskit, prioritet i momentit mbetet renovimi i pishinës, ndërsa rikonstruksioni i akuaparkut do të duhet të presë sigurinë e burimeve financiare.

Akuaparku është jashtë funksionit që nga viti 2024. Sipas raportit të revizionit për Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, vendimi për mbylljen e tij u mor për shkak të mungesës së rentabilitetit ekonomik, si dhe përfundimit të afatit dhjetëvjeçar të garancisë së pajisjeve.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2023 akuaparku realizoi të ardhura prej 4,29 milionë denarësh, që është 41 për qind më pak krahasuar me planifikimet fillestare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër