Investime të reja në shëndetësi, Mickoski viziton ISHP-në në Shkup

Nga R.ZH
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot vizitoi Institutin e Shëndetit Publik në Shkup, ku u njoh nga afër me pajisjet e reja të siguruara, laboratorët, stacionin matës, si dhe mori pjesë në hapjen e Këshillimores së parë Psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë të këtij lloji në vend, e ndërtuar sipas të gjitha standardeve botërore, si dhe me risitë e tjera në punën e Institutit, transmeton Zhurnal.mk.

“Dua të falënderoj drejtoreshën, e cila me përkushtimin e saj kontribuon që çdo ditë të kemi surpriza të këndshme nga kjo institucion. Gjithashtu, dua të falënderoj ministrin, njerëzit në ministri dhe drejtorin e Fondit të Shëndetësisë për mbështetjen e vazhdueshme që i japin këtij institucioni.

Natyrisht, falënderimi më i madh u takon të punësuarve në Institutin e Shëndetit Publik, të gjithë atyre që luftojnë, përpiqen dhe punojnë çdo ditë këtu për të arritur rezultate edhe më të mira. Ata janë heronjtë të cilëve duhet t’u shprehim mirënjohjen tonë më të madhe”, deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër