Ministri Hoxha në Sofje takoi eurokomisioneren për Mjedis, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall

Nga Xh M
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sofje, 6 qershor Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha ditë më parë mori pjesë në Konferencën Ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e mbajtur në Sofje, ku fokusi kryesor ishte adresimi i sfidave klimatike, tranzicioni i gjelbër dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit.

Në margjinat e konferencës Hoxha realizoi takim me eurokomisioneren për Mjedisin, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall, me të cilën diskutoi për prioritetet mjedisore të vendit, procesin e harmonizimit me politikat evropiane dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e veprimit të koordinuar përballë ndryshimeve klimatike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përshpejtimit të tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më konkurruese.

Ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave mjedisore dhe nënvizoi përkushtimin e vendit për të avancuar standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e eurokomisioneres Roswall në konferencë, sipas ministrit Hoxha, konfirmon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton bashkëpunimit rajonal dhe përballjes së përbashkët me sfidat klimatike për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët e rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër