Çmimet e reja të karburantit- Nafta ulet në 190 lekë, benzina rritet me 1 lekë dhe do të shitet me 173 lekë për litër

Nga Xh M
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 qershor Zhurnal.mk – Bordi i Transparencës i mbledhur këtë të shtunë ka vendosur të uli çmimin e naftës me 2 lekë. Duke nisur nga ora 14 e 30, çmimi i naftës në vend do të tregtohet me 190 lekë për litër me pakicë dhe 178 lekë me shumicë.

Bordi i transparencës ka publikuar edhe tarifat e benzinës çmimi I të cilës është rritur me 1 lekë dhe do të shitet me 173 lekë me pakicë dhe 161 lekë me çmim shumice.

Duke qenë se çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr.1, akciza për benzinën dhe naftën do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 95 lekë për litër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër