Kaq për qind është pjesëmarrja e votuesve deri në ora 09:00

Nga Xh M
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 1.89% të qytetarëve me të drejtë vote.

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 52 mijë e 254 qytetarë.

Ndërkohë sipas DNV-së, në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2,550 vendvotime (2,498 të rregullta dhe 52 me kusht). Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 1,6% e vendvotimeve dhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve. Në disa raste vonesat në hapje lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit.

Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme me funksionalizim të kamerave ose me mënyrën se si janë vendosur, që mund të cënojë fshehtësinë e votës. Poashtu vlen të theksohet se në 16% të vendovotimeve nuk ka asnjë grua komisionere.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër