52
Pejë, 25 nëntor Zhurnal.mk – Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë realizuar kontrolle në të dy kantieret, ku kanë konstatuar shkelje të masave të përcaktuara për mbrojtjen e punëtorëve.
Si rezultat, është marrë vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
