Inspektorati dhe QMK bashkë për mjedis më të pastër

Nga D V
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave, sot nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin përmirësohet koordinimi ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, menaxhimit të rreziqeve dhe përballimit të situatave të krizës, transmeton Zhurnal.

Memorandumi parasheh shkëmbim të rregullt të informatave dhe të dhënave, aktivitete të përbashkëta për parandalim dhe paralajmërim të hershëm, si dhe bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve.

Në nënshkrim mori pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, i cili theksoi se mbrojtja efektive e mjedisit kërkon koordinim të fortë dhe komunikim në kohë ndërmjet institucioneve kompetente.

“Qëllimi ynë është i qartë institucionet të mos veprojnë të izoluara, por si një sistem i vetëm. Një sistem që identifikon me kohë rreziqet, reagon më shpejt dhe parandalon pasoja më të mëdha për mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve”, theksoi Hoxha.

Memorandumi përfshin gjithashtu bashkëpunim në përgatitjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e trajnimeve dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe aktivitete të orientuara drejt avancimit të kapaciteteve teknike dhe institucionale të të dy institucioneve.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që çojnë drejt një niveli më të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër