Balla: Po marrim ekspertizë zvicerane për ligjin për referendumet

Nga D V
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Zvicër me kancelarin e kantonit të Bernës, Christoph Auer.

Balla informoi se në qendër të takimit ishte marrja e ekspertizës zvicerane për ligjin “Për referendumet”, i cili është propozuar disa javë më parë.

Balla theksoi se Zvicra është vendi model në botë për përdorimin e referendumeve për çështje kushtetuese, të përgjithshme dhe vendore.

“Referendumi është një instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë i parashikuar nga Kushtetuta, por parashikimet kushtetuese duhen zgjeruar dhe qartësuar në ligjin për Referendumet, projektin e të cilit e kemi propozuar javë më parë”, shtoi ai.

Balla informoi se bashkë me deputetë, drejtues të KQZ-së dhe përfaqësues të OSBE-së po zhvillohen takime për të marrë eksperiencën ligjore zvicerane në këtë drejtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër