Përfundon viti shkollor, gjysmëmaturantët drejt zgjedhjes së shkollës së mesme

Nga Xh M
1,102 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor Zhurnal.mk – Në ditën e fundit të vitit shkollor, mes emocionesh dhe me nga një lule në duar, nxënësit e klasave të pesta i dhanë përshëndetjen e fundit mësueses së tyre.

”Dhjetë qershori shënon ditën e përfundimit të vitit shkollor. Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Shkup, 150 nxënës kanë përfunduar klasën e nëntë dhe do të duhet që të zgjedhin një drejtim për të vazhduar shkollën e mesme”, tha Avni Tahiri, Gazetar.

Disa nxënës që përfunduan të nëntën veç më kishin zgjedhur drejtimet e tyre për në të mesme e disa tjerëve u duhet edhe pak kohë të vendosin.

”Ke vendosur çfarë do regjistrohesh në të mesme? Po, në “Dimitar Vllahov’ për berber apo frizer. Sepse e dua atë punë dhe ndërkohë edhe punoj.” tha një nxënës.

”E ke vendosur se çfarë do të vazhdosh në shkollë të mesme? Ende jo, më duhet të mendoj edhe pakës. Cilat janë drejtimet që të pëlqejnë më së shumti? Drejtimi për Informatikë ose të ngjashme.” tha një nxënës.

“Cilat janë drejtimet që të pëlqejnë më së shumti për në shkollë të mesme? Mjekësia më së shumti me pëlqen. Si ke qenë më notat? I kam të gjitha me pesë. tha një nxënës.

”A ke vendosur se çfarë do të regjistrohesh në shkollë të mesme? Po, në gjimnaz të përgjithshëm. tha një nxënës.

Për nxënësit përfunduan angazhimet shkollore por për mësimdhënësit fillon angazhimi administrativ.

“Sot është dita e fundit dhe i përcollëm të gjithë nxënësit. Ka qenë një vit i suksesshëm për nxënësit dhe me aktivitete të shumta dhe çmime republikane, komunale në vendet e para të dyta dhe të treta për nxënësit e shkollës sonë. Në vazhdojmë me punë dhe deri nga mesi i korrikut do jemi këtu pasi fillojnë mbledhjet e këshillave dhe përgatitjet për vitin e ardhshëm dhe sigurisht edhe dëftesat.” tha; Teuta Imeri, Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, në Shkup.

Për rreth 14.500 maturantë, mësimi përfundoi më 15 maj, ndërsa nesër ata që janë regjistruar për maturë shtetërore do ta japin provimin e detyrueshëm ekstern – gjuhën amtare. Pjesën e parë të lëndës zgjedhore eksterne maturantët e dhanë më 6 qershor.

Gjysmëmaturantët, këtë muaj duhet të regjistrohen në vitin e parë të arsimit të mesëm i cili do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk. Në qershor do të ketë dy regjistrime elektronike të nxënësve. I pari do të jetë më nga 12 deri më 15 qershor, ndërsa regjistrimi i dytë në afatin e qershorit do të bëhet më 23 qershor. Në afatin e regjistrimit në gusht do të ketë një regjistrim më 20 gusht.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitin shkollor 2025/2026 në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut kanë vijuar mësimin rreth 177.800 nxënës. Nxënës të klasës së parë në fillim të vitit shkollor ishin regjistruar rreth 17.250 nxënës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër