Klekovski: Për kontratat e ish-punonjësve përgjegjës janë drejtorët e institucioneve

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor Zhurnal.mk – Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski përgjegjësinë për mos vazhdimin e kontratave për ish të punësuarit në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve e hedh tek drejtori i spitalit. Ai tha se ndodh që nëpër institucione shëndetësore të ketë vonesa për shpallje e konkurseve apo kërkesën në kohë për vazhdimin e kontratave.

“Të gjitha institucionet shëndetësore kanë drejtorë, ata janë punëdhënës dhe çdo drejtor merr përgjegjësinë si punëdhënës. Politikisht mund të them se ne kemi thënë qartazi që të punësohen secili i punësuar me kontratë në vepër që punon në një kohë më të gjatë… Në këtë situatë, a kemi të bëjmë me një rast të përzier? Duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për persona me pesë vite përvojë pune apo për të sapopunësuar”, tha drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski

Ish-punonjësit prej disa muajsh kanë ngritur zërin për mos vazhdimin e kontratave të tyre dhe për pagat e papaguara për periudhën gjatë së cilës kanë punuar. Së fundmi, ata protestuan para Ministrisë së Financave, duke kërkuar realizimin e të drejtave të tyre, pasi kjo ministri u kishte kthyer përgjigje negative kërkesave të tyre.

Sipas ish-punonjësve, nga Ministria e Financave u është thënë se procedura do të shqyrtohet nga fillimi për të përcaktuar se ku qëndron problemi. Ndërkohë, nga Klinika e Fëmijëve theksojnë se përballen me mungesë reale të stafit dhe se që në fillim kanë kërkuar vazhdimin e kontratave për këta punonjës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër