Universitetet në Maqedoni mbeten prapa rajonit, sipas hulumtimit të “ARBU”

Nga Xh M
1,093 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qwrshor Zhurnal.mk – Arsimi i lartë në vend ka nevojë për reformë rrënjësore. Universitetet e Maqedonisë janë të fundit në rajon për nga cilësia. Këtë e tregon një hulumtimi i rrjetit “ARBU” që vlerëson Universitetet dhe profesorët në bazë të citimeve shkencore.

“Ne kemi hulumtues të shkëlqyer, por për fat të keq sistemi ende nuk është mjaftueshëm i institucionalizuar dhe mendoj se me ligjin për cilësinë në arsim do të mund ta rregullojë këtë dhe të ecim para. Universiteti ynë më i mirë ka më pak se 400 mijë citate, Zagrebi ka 4 milion, Beogradi gjithashtu ka 2.5 milion citate”- tregoi Marjan Bojadzhiev, Ekonomist dhe ish drejtor i Odës Ekonomike

Ministrja e Arsimit Vesna Janevka tha se me reformat e reja synohet përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë

“Pikërisht tani po shihet se sa të rëndësishme janë zgjidhjet e propozuara në këto ligje. Pas një periudhe të caktuar kohore, në afat të mesëm prej katër deri në pesë vitesh, do të shihen rezultatet e asaj që po bëjmë sot”-tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

Janevksa theksoi qe krahasuar me vitin 2022, buxheti për shkencën është rritur nga rreth 380 milionë në 770 milionë denarë, ndërsa për arsimin e lartë nga 3 miliardë në 8 miliardë denarë këtë vit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër