Zgjedhje do të ketë, vetëm nuk dihet kur?

Nga I.A
1,341 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot hodhi një “karrem të vogël” lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse opozita e kërkon këtë, raporton Nezavisen, transmeton Zhurnal.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se si parti preferojnë të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2028, por se gjithmonë janë të gatshëm të dalin në terren dhe të fitojnë.

“Fakt është se ne po hyjmë në gjysmën e dytë të mandatit dhe politikisht është e mençur që kur hyni në gjysmën e dytë të mandatit të jeni të përgatitur për çdo skenar. Ne kemi thënë se opsioni ynë, të cilin e preferojmë si qeveri, janë zgjedhjet e rregullta në vitin 2028, por jemi gjithmonë të gatshëm si parti politike, nëse opozita e kërkon, të dalim në terren dhe të fitojmë përsëri”, tha Mickoski.

Sa i përket rikonstruksionit të qeverisë, Mickoski tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit, me të cilët së pari duhet të shihet nëse vizionet përputhen.

Në këtë deklaratë të tij për zgjedhjet reagoi LSDM, duke thënë se pasi për muaj të tërë ka pohuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, tani thotë se do të ketë “shumë shpejt”.

“Ky nuk është hera e parë që Mickoski e ndryshon tregimin sipas nevojës momentale. Ekzistojnë dy Hristijan Mickoski.

Njëri do ta kthente emrin, paralajmëronte anulimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa tjetri e shpalli si kryevepër të diplomacisë.

Njëri ishte kundër NATO-s, tjetri tani e lavdëron anëtarësimin.

E njëjta është edhe me zgjedhjet. Derisa kishte para dhe mundësi të merrte borxhe, Mickoski pohonte se nuk do të ketë zgjedhje. Tani, kur i kanë mbaruar paratë, nuk mund ta ngarkojë shtetin dhe qytetarët sa të dojë, papritmas thotë se zgjedhjet janë ‘shumë shpejt’”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër