Hita pret delegacionin e IPA Albania, vlerësohet bashkëpunimi ndërkombëtar policor

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita priti sot në një takim delegacionin e IPA – Seksion Albania, të kryesuar nga Skënder Doda.

Gjatë takimit, Doda përcolli vlerësimet dhe falënderimet e kolegëve të huaj për Policinë e Shtetit, lidhur me profesionalizmin e treguar në organizimin e takimit të 31-të të IPA-s të vendeve të Mesdheut.

Në këtë kuadër, u vlerësua bashkëpunimi dhe angazhimi i strukturave të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar, i cili mblodhi përfaqësues të organizatës nga vende të ndryshme të rajonit.

Nga ana e tij, Hita vlerësoi rolin e IPA – Seksion Albania në forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe miqësisë ndërmjet punonjësve të policisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për aktivitetet dhe iniciativat e kësaj organizate.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër