Mickoski: Projeksionet për rritjen e BPV-së mbeten mbi 3,5%

Nga D. V.
1,384 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me pritshmëritë për lëvizjen e ekonomisë në pjesën e BPV-së, deklaroi:

“Ne mbetemi në ato projeksione që i kishim, se do të jetë mbi 3,5%. Duke pasur parasysh se në tremujorin e parë realizuam rritje reale prej 3,1%, ndërsa me vlerat e harmonizuara 3,3%, vlera sezonale të harmonizuara 3,3%, që në raport me Produktin e Brendshëm Bruto përfaqëson një nga më të mirët në Evropë, në këtë moment. Sado që disa individë duan ta shtrembërojnë të vërtetën ose ta përcjellin në mënyrë satirike, për ta kam një lajm të keq: Maqedonia po përshpejton, Maqedonia po fiton dhe Maqedonia, si shumë herë në histori, do të fitojë”, tha kryeministri Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër