Rikonstruimi Qeverisë nga java tjetër, Mickoski: Së pari do shohim a na përputhet vizioni

Nga D. V.
1,857 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit për këtë çështje.

“Do të takohemi me partneret e koalicionit nga java e ardhshme, së pari duam që ta shohim vizionin të shohim nëse ai vizion përputhet dhe më pas mund të flasim për zgjidhje kadrovike”, tha Mickoski.

I pyetur se kur mund të ketë zgjedhje parlamentare, Mickoski tha se ata po hyjnë në pjesën e dytë të mandatit dhe është e logjikshme që të mendohet për zgjedhje.

Opsioni i preferuar sipas tij do të ishte të ketë zgjedhje të rregullta dhe jo të parakohshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër