35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

Nga D. V.
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Socialsite, njëherësh Kryeministër, Edi Rama uroi sot anëtarët e Partisë Socialiste për 35-vjetorin e kësaj force politike.

Rama shprehu bindjen e patundur në misionin historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Partia Socialiste zhvillon sot festën e 35-vjetorit në orën 17:30 në sheshin “Italia”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër