Rama uron Ditën e Çlirimit të Kosovës

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama uroi sot Kosovën në Ditën e Çlirimit.

Me një urim në rrjetet sociale në 27-vjetorin e Çlirimit, Rama solli në vëmendje momentet më kulmore të kësaj dite, që nga hyrja e forcave të NATO-s dhe te parakalimi i ushtarëve të UÇK-së.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR.

Deri tani kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër