Sa ishin të saktë dhe sa të pasaktë? Parashikimet më të shpeshta të “Ekspertëve” në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbi 4 mijë parashikime u regjistruan në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026. Rezultatet tregojnë se vetëm 17% e tyre rezultuan plotësisht të sakta, ndërsa 70% ishin gabim.

Dy ndeshjet e para të Kupës së Botës kanë sjellë një interes të madh në platformën e Telegrafit, “Eksperti”, me mijëra parashikime të regjistruara për rezultatet finale, ku gara për iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5 tashmë ka filluar fuqishëm.

Statistikat tregojnë se ndeshja e parë mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut u parashikua më saktë sesa ndeshja e dytë mes Koresë së Jugut dhe Republikës së Çekisë.

Nga dy ndeshjet rezultati i saktë u qellua nga plotë 109 ‘ekspertë’, të cilët morën nga 20 pikë, ndërsa një rezultat i saktë dhe një fitore u qellua nga 134 ‘ekspertë’, të cilët mblodhën nga 16 pikë.

Ndeshja e parë: Besim i madh te fitorja e vendasve

Në ndeshjen e parë mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, ekspertët u treguan shumë më të bindur për një fitore të qartë të njërës skuadër.

Rezultati 2-0 ishte parashikimi më i shpeshtë me 751 zgjedhje, i ndjekur shumë afër nga 2-1 me 713 parashikime.

Më pas vinin rezultatet 3-1 me 296 parashikime dhe 1-0 me 225. Vetëm 122 pjesëmarrës kishin zgjedhur rezultatet 1-1 dhe 3-0, ndërsa skenarët që favorizonin skuadrën kundërshtare ishin shumë pak të përfaqësuar. Vetëm 37 ekspertë parashikuan një fitore 1-2, ndërsa 15 zgjodhën barazimin 0-0.

Të dhënat tregojnë qartë se komuniteti i ekspertëve kishte pritshmëri të larta për një fitore relativisht komode në këtë përballje, me rezultatet 2-0 dhe 2-1 që përbënin më shumë se gjysmën e të gjitha parashikimeve.

Ndeshja e dytë: Barazimi ishte zgjedhja më e preferuar

Për ndeshjen e dytë mes Koresë së Jugut dhe Republikës së Çekisë, rezultati më i parashikuar nga ekspertët ishte barazimi 1-1, i zgjedhur nga 939 pjesëmarrës.

Pas tij renditeshin rezultati 2-1 me 477 parashikime dhe 1-2 me 457 parashikime.

Rezultate të tjera të preferuara ishin 1-0 (183 parashikime), 0-1 (158), 0-2 (120) dhe 2-2 (112). Ndërkohë, vetëm 70 pjesëmarrës kishin parashikuar një barazim pa gola (0-0), duke e bërë atë një nga opsionet më pak të zgjedhura.

Këto shifra tregojnë se shumica e ekspertëve prisnin një ndeshje të ekuilibruar dhe me gola nga të dyja skuadrat, me rezultatin 1-1 që dominoi bindshëm mbi çdo alternativë tjetër.

Shifrat që tregojnë vështirësinë e parashikimit

Megjithëse mijëra pjesëmarrës analizuan dhe dhanë mendimin e tyre për dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, statistikat konfirmojnë se parashikimi i rezultatit të saktë mbetet një sfidë e madhe.

Kjo tregon se, pavarësisht analizave dhe pritshmërive para ndeshjeve, futbolli vazhdon të mbetet i paparashikueshëm dhe pikërisht kjo e bën garën edhe më interesante për tifozët dhe ekspertët.

Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe dëshmo se sa mirë e njeh futbollin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër